Menaxheri i sulmuesit ‘tremb’ Interin: Ka interesim nga Barcelona

Barcelona është e interesuar për Lautaro Martinez. Të paktën, këtë pretendon menaxheri i sulmuesit të Interit. Futbollisti ishte autor i një sezoni të mirë me zikaltërit, ndërsa konfirmimi i cilësive të tij erdhi nga Kupa e  Amerikës. Lautaro shënoi gola me peshë, duke lënë në hije Agueron apo edhe Mesin.

Pikërisht, ky i fundit mund të jetë edhe pika e lidhjes mes Lautaros dhe Barcelonës. Ndërkohë menaxheri i 21-vjeçarit, është shprehur se ka pasur sondazhe nga katalanasit. “ Thashethemet për interesimin e Barcelonës janë të vërteta. Nuk na ka telefonuar asnjë, por e dimë se ka pasur një sondazh të rëndësishëm nga ana e Barcelonës”, u shpreh menaxheri.

Megjithatë, Lautaro Martinez është pjesë e rëndësishme e Interit të Kontes, teksa pavarësisht afrimeve në repartin sulmues të zikaltërve, argjentinasi mbetet një alternativë e rëndësishme, teksa për ta shkëputur nga Milano do të duhej një ofertë e rëndësishme.

/Egi Çabeli-VipSport.al/