Memushaj: Duhet të jemi vetëm me këmbë në tokë, na presin ndeshje të vështira

Zërat e merkatos për Ledian Memushajn, nuk kanë munguar këtë verë dhe kanë qenë të shumta skuadrat te të cilat, flitej se Memushaj dot ë shkonte. Megjithatë, ai ka vendosur që të qëndrojë te Peskara edhe këtë sezon ku synohet ngjitja në Serinë A.

Në një intervistë për mediat italiane, Memushaj u shpreh se këtë sezon, pritet të jetë vit i vështirë në kampionat ndërkohë që ka pranuar se duhet të jenë me këmbë në okë për të përballuar sezonin.

“Sezoni që po vjen do të jetë më i vështirë se këto që ikën. Me të vërtetë do të ketë më pak skuadra por mbetet i vështirë dhe rraskapitës për ne futbollistët. Çdo ndeshje do të jetë një betejë dhe ato që bien, janë në të njëjtat kushte me të tjerat. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të shohim objektiva të tjera, para se të mendojmë shpëtimin. E mira do të ishte ta nisim mirë si sezonin e kaluar dhe nëse ia dalim, gjithçka do të jetë më e lehtë”, tha Memushaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/