Më e rëndësishmja drejt Euro 2020, Turqia cakton stadium në Stamboll për Shqipërinë

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Euro 2020, e me shumë mundësi edhe ai i Turqisë, do të përcaktohet më datë 11 tetor, në Stamboll. Federata turke ka vendosur që duelin mes dy ekipeve të cilat aktualisht ndahen nga 3 pikë në renditjen e Grupit H të eliminatoreve të Europianit, ta zhvendosin në Stamboll në një prej stadiumeve më të njohur e më të zjarrtë.

Takimi i tetorit është caktuar të luhet në stadiumin “Shukry Saraxhollu” me një kapacitet prej 47834 vendesh, ku luan ndeshjet e saj skuadra e Fenerbahçes. Duke parë rëndësinë që ka kjo sfidë, turqit nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë vendosur që duelin të mos e largojnë nga qyteti ku kanë një bazë të madhe të ndjekësve të zjarrtë të përfaqësueses.

Përfaqësuesja turke fitoi lehtësisht 2-0 në Shkodër ndaj kuqezinjve dhe nëse fiton në tetor ndaj kuqezinjve edhe në shtëpi, mbyll plotësisht çdo shteg kualifikimi për ekipe e Edi Rejas. Ndërsa rezultatet e tjera jo vetëm do të mbanin gjallë shanset e Shqipërisë por edhe do të bënin më interesant grupin ku për kualifikimin janë në garë edhe Franca e Islanda. /vipsport.al/