Mbrojtësi kuqezi nuk e mbyll ndeshjen, lë skuadrën me 10 lojtarë!

Riga-Dundalk është sfida që po luhet e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Në skuadrën e  Rigës luan edhe një prej lojtarëve të përfaqësues sonë kuqezi.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Herdi Prenga, që është titullar në radhët e Rigës. Prenga është ndëshkuar në minutën e 7-të me karton të verdhë dhe një tjetër të verdhë e ka marrë në minutën e 111-të, pra në kohën shtesë, duke qenë se sfida e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Riga ka mbetur me 10-të lojtarë pas daljes së Prengës me të kuq,e ndërsa synon që të kualifikohet për të vijuar më tej aventurën në Champions…

E.S./Vipsport.al/