Mbrojtësi i jep fund me Bajernin, PSG e gatshme të përfitojë

Bajerni i Mynihut dhe mbrojtësi Zherom Boateng kanë vendosur të ndajnë rrugët këtë merkato verore. Pas 8 viteve në ‘Allianz Arena’, futbollisti po mendon të provojë një eksperiencë të re. Në radarët e Boateng është vënë skuadrën e PSG. Parisienët për momentin janë fokusuar të zgjidhin sa më shpejt çështjen Nejmar, por nuk kanë lënë pas dore edhe planet e merkatos.

Kampionët e Francës janë në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar prapavijën, teksa kishin si objektiv kryesor Matijs De Ligt. Megjithatë, talenti holandez zgjodhi Juventusin, ndërkohë që edhe drejtuesit duke ditur problemet financiare me UEFA-n, vendosën të mos bënin çmenduri për 19-vjeçari. Në këtë mënyrë, vështrimi është hedhur nga 30-vjeçari i Bajernit.

Në fakt, PSG ka provuar të firmosë me mbrojtësin edhe në sezonin e kaluar, tesa tratativa dështoi në fund. Megjithatë, kjo mund të jetë hera e duhur për t’u bashkuar të dyja palët. Ndërkohë, parisienët janë një destinacion i preferuar edhe nga vetë Boateng dhe operacionin ka një përqindje të lartë për t’u mbyllur me sukses.