Mbrojtësi i Fiorentinës befason me ëndrrën e tij: Një ditë duam të bëhem si… Lakti

Fiorentina ka një akademi mjaft të mirë në Itali dhe nga viti në vit, nxjerr futbollistë të rinj, të cilët shumë shpejt kthehen në objektiva për shumë skuadra që duan të firmosin me ta. Një nga zbulimet e këtij sezoni, është mesfushori shkodran Erald Lakti i cili luan me ekipin e parë të Fiorentinës në këtë fazë përgatitore.

Të njëjtën rrugë si Lakti, ka dëshirë që të ndjekë edhe mbrojtësi italian, Gabriele Ferrarini. Në një intervistë të dhënë para mediave italiane në prag të takimit ndaj Spanjës U19, Ferrarini u shpreh se dëshira e tij është që të bëhet lojtar i ekipit të parë si Lakti.

Po përpiqem të jap më të mirën time në ndeshjen e Italisë U19 në një kompeticion të tillë si ky. Mbaj mend që sezonin e kaluar luajtëm ndaj Spanjës dhe duhet të bëjnë mirë si atëherë.

Sezoni i shkuar nuk ishte shumë i mirë pasi nuk kishim mbështetjen e tifozerisë por në fund arritëm objektivin. Unë shpresoj që të jem pjesë e profesionistëve dhe natyrisht, ëndrra ime është të luaj me ekipin e parë të Fiorentinës, ashtu si Vlahoviç, Montiel dhe Lakti”, u shpreh Ferrarini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/