Mavraj me rol lideri në Gjermani, flet kapiteni: I rëndësishëm për ne, respektohet nga të gjithë

Mërgim Mavraj do të nisë këtë sezon një aventurë të re në kampionatin gjerman, duke qenë se është rikthyer te Greuther Furth, skuadër të cilën e njeh mjaft mirë pas ka luajtur në të shkuarën. Mavraj ka marrë menjëherë një rol lideri në skuadër, duke qenë se është emëruar nga trajneri si kapiten i tretë i skuadrës.

Sakaq, në lidhje me prezencën e Mavrajt në skuadër, ka folur edhe kapiteni i parë, Marko Kalixhuri i cili u shpreh se mbrojtësi kuqezi është shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai shtoi se një futbollist i tillë, respektohet nga të gjithë në skuadër.

“Mavraj është një futbollist shumë i respektuar në skuadër dhe eksperienca e tij e madhe është e nevojshme për ekipin tonë. ai do të jetë i rëndësishëm edhe për mua dhe portierin Saska në sezonin që po vjen dhe jemi mjaft të lumtur që e kemi mes nesh”, u shpreh Kalixhuri që së bashku me portieri Saska janë edhe më të vjetrit e skuadrës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/