Manolas largon mbrojtësin nga Napoli, spanjolli kthehet në vendlindje

Napoli zyrtarizoi para pak ditëve nënshkrimin me mbrojtësin Kostas Manolas, të cilin e transferoi nga Roma. Greku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në prapavijën e të kaltërve, së bashku me Kulibali, duke formuar një nga qendrat më të forta në Serinë A.

Pikërisht, afrimi i grekut, ka nxjerrë jashtë skemave të trajnerit Karlo Ançeloti. Spanjolli ishte pjesë e Napolit prej gjashtë viteve, teksa u transferua nga Reali i Madridit. Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka humbur aspak kohë por ka gjetur ekipin e ri. Albiol është kthyer në vendlindje dhe ka firmosur me skuadrën e Vijarealit.

Albiol është bindur nga kontrata 3-vjeçare me ‘nëndetëset e verdha’, teksa në ditët në vazhdim do të kalojë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet. Ky është një rikthim në La Liga për Raul Albiol, pasi përveç Real Madrid, mbrojtësi është aktivizuar edhe me Valencian dhe Getafen.

/Egi Çabeli-VipSport.al/