Mançester Junajtid shpërblen De Gean, spanjolli më i paguari në botë

Mançester Junajtid do t’i bëjë një dhuratë tejet të këndshme portierit David De Gea. ‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh kanë përgatitur rinovimin me spanjollin, teksa edhe pse në disa momente rinovimi mbeti pezull, sërish palët kanë gjetur akordin për të vazhduar më tej bashkëpunimin.

Ndërkohë, me rinovimin e kontratës, De Gea do të kthehet në portierin më të paguar, teksa për pesë sezonet e ardhshme, De Gea do të përfitojë 29 milionë euro. Në këtë formë, drejtuesit e anglezëve shuajnë zërat për një transferim të portierit larg Mançesterit.

Ndërsa, do t’ia besojnë sërish kuadratin 28-vjeçarit, edhe pse sezoni i fundit nuk ishte nga më të mirët për De Gean, teksa në disa raste nuk munguan as kritikat ndaj tij. Megjithatë, tashmë e kaluara është hedhur pas krahëve dhe De Gea përgatitet të nisë një fazë të re në ‘Old Trafford’.

/Egi Çabeli-VipSport.al/