Lushnja vijon me rikthimin e vendasve, gati firma e portierit të rivalëve

Lushnja këtë sezon po vepron me strategji në merkato, duke rikthyer lojtarët lushnjarë, por edhe të tjerë futbollistë që kanë qenë më parë pjesë e skuadrës në Kategorinë e Parë dhe në Superiore.

Kështu pasi morën Ledion Ruçon dhe Endri Maganin, duke siguruar krahët, lagunarët kanë siguruar edhe portën me Olti Haremin, një portierë me eksperiencë tashmë pasi ka luajtur në dy vitet e fundit si titullarë në radhët e skuadrës së Egnatias që ka qenë edhe rivale e Lushnjës në betejën për Superiore në vitet e fundit.

Bashkia e Lushnjës duket se po synon që ta rikthejë skuadrën në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm, ndonëse rivaliteti do të jetë i ashpër pasi edhe Apolonia e Fierit dhe Besa do të synojnë të njëjtën gjë.

E.S./Vipsport.al/