Lushnja po “shpërbën” Egnatian, i rrëmben një tjetër mbrojtës!

Lushnja po ndërtohet nga e para këtë sezon me synimin e vetëm. Ngjitjen në Superiore. Lagunarët janë duke ndjekur një strategji, duke afruar lojtarët titullarë të Egnatias. Kështu pasi i kanë marrë Ruçon, Broshkën, Haremin, kanë bërë të vetin edhe mbrojtësin Denis Brahimaj.

Pak ditë më parë, ishte edhe Endri Magani që u bë pjesë e skuadrës lagunare. Lushnja, me përforcimet e deritanishme duket se ka zgjidhur njëherë e mirë problemet e portës dhe mbrojtjes, ndërsa tashmë drejtuesit do të synojnë që të bëjnë afrime në mesfushë dhe në sulm.

Nuk është çudi që në ditët e ardhshme, 2-3 titullarë të Egnatias të përfundojnë në Lushnjë, e në këtë mënyrë duket se lagunarët po “heqin” qafe një rival solid që pa filluar mirë kampionati si edhe është Egnatia që në sezonet e  fundit ka qenë pretendente për Superioren në Grupin B.

E.S./Vipsport.al/