Lushnja nis projektin e rikthimit në Superiore, jo vetëm Endri Magani pritet edhe Branica e Canka

Në Lushnujë kanë nisur që të mendojnë për Superioren. Trajneri Ilir Gjyla dhe drejtuesit e tjetër të klubit kanë menduar që të bëjnë ndryshme. E për këtë gjë e kanë nisur nga skuadra e vjetshme. Në Lushnjë ka nisur revolucioni me disa lojtarë që kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në Superiore.

Erjon Xhafa dhe Franci Bufasi nuk do të jenë më pjesë e Lushnjës në sezonin e ardhshëm. Merkato ka nisur me Endri Maganin që ka gjetur akordin dhe do të jetë pjesë e lagunarëve në sezonin e ardhshëm. Por jo vetëm ai, në Lushnjë duan edhe Branicën e Cankën për të “blinduar” vijën e parë.

Në tratativa janë edhe me disa futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipeve të Superiores. Lëvizjet kanë nisur, ndërsa kjo verë pritet që të jetë e nxehtë për lagunarët!

E.S./Vipsport.al/