Luftëtari zbret në fushë në 15 korrik, por s’ka lojtarë!

Luftëtari do të zbresë në fushën e stërvitjes të hënën e 15 korrikut. Nga Luftëtari janë larguar rreth 15 lojtarë, pjesa më e madje e titullarëve por edhe lojtarë nga stoli.

Në fakt, pak ditë më parë u fol për përforcime dhe emra trajnerësh, por në Gjir9okastrë kanë mbetur vetëm Rapo e Ramadani nga lojtarët e sezonit të shkuar.

Nuk dihet se kush do të dalë në stërvitje ditën e hënë, pasi edhe Rapo e Ramadani kanë rroga të pa marra, ndaj në qoftë se situata nuk zgjidhet edhe ata do të largohen. Ndërkohë që në Gjirokastër mund të fillojë gjithçka nga e para…!

E.S./Vipsport.al/