Luftëtari u bën bllokadë titullarëve, edhe sulmuesi drejt rikthimit!

Nga Luftëtari janë larguar thuajse 12 lojtarë nga sezoni i shkuar. Madje, nga titullarët dhe lojtarët që janë aktivizuar me shumë me bluzinjtë gjatë sezonit të shkuar kanë mbetur Demo, Ramadani dhe Donald Rapo. Por edhe këta kanë pasur oferta, por janë në pritje se si do të rrjedhin ngjarjet në skuadrën bluzi.

Pa thënë se mund të largohen duke qenë se kanë më shumës e 3 muaj që nuk paguhen. Por, ën Gjirokastër duke qenë se dështuan me Olaitan, nigerianin që u trumbetua si nja afrim me “peshë” dhe lojtarë që do të bënte diferencën kanë menduar që të rikthejnë Dungën.

Keniani ka disa oferta nga ekipe të elitës sonë, por edhe nga Kosova, Irani dhe Greqia është kërkuar këtë periudhë. Drejtuesit bluzi duket se nuk kanë ndërmend që t’ia japin letrat sulmuesit nga Kenia…!

E.S./Vipsport.al/