Luftëtari një “kantier” lojtarë që vijnë e ikin, titullarët presin drejtuesit për t’u shlyer!

Luftëtari po stërvitet nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi, por situata në Gjirokastër ështw ende e paqartë. Themi kështu sepse në ekip janë nga lojtarët e sezonit të shkuar Aurel Demo, Donaldo Açka, Donald Rapo si dhe Maldin Ymeraj.

Në fakt, janë futbollistë që kane eksperiencë në Superiore dhe sezonin e ardhshëm e përballojnë më së miri. Por këta nuk mjaftojnë që Luftëtari të mbijetojë, por duhen edhe të tjera.

Në Gjirokastër ka shumë futbollistë në provë, ndërsa ka nga ata që vijnë zhvillojnë 2 ndeshje kontrolli e largohen pasi nuk bindin, stafin. Me ekipin është bashkuare dhe një sulmues që vjen nga ligat inferiore të Greqisë, ndërsa po synohen afrime.

Por, edhe lojtarët si: Rapo, Açka, Ymeraj, Demo nuk janë të sigurt. Kanë rroga pa marrë nga sezoni i shkuar dhe kërkojnë garanci, sepse ofertat për ta nuk mungojnë…!

E.S./Vipsport.al/