Lufta për titull por jo vetëm, Anglia ndryshon rregulloren për renditjen e kampionatit

Për disa javë, në mbyllje të edicionit të fundit të kampionatit anglez, të gjithë tifozët ëndërruan se Mançester Siti dhe Liverpuli mund të shkonin në një duel final mes tyre për të përcaktuar se kush do të fitonte titullon kampion, pasi ekipet mund të përfundonin me pikë e goalavarazh të barabartë në mbyllej të sezonit. Por një ndeshje e tillë, jo vetëm mes skuadrës që luftonin për titull, por edhe ato për Europën apo për mbijetesë, tashmë do të jetë thuajse e pamundur për t’u realizuar, pasi Premier Liga ka ndryshuar rregulloren e aktivitetit.

Tani do të merret krahasimi i ndeshjeve direkte mes skuadrave, gjithmonë nëse dy ekipe e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, golavarazh të barabartë e numër të njëjtë golash të shënuar. Nëse një gjë e tillë ndodhte në vitet e mëparshme, klasifikimi përcaktohej nga një ndeshje direkte mes dy ekipeve. Por nga ky vit, hyn në fuqi ligji i ri.

Kush ka marrë më shumë pikë në dy ndeshjet në kampionat do të jetë fituesi, e në rast se rezultati është i njëjtë, do të merret parasysh kush ka shënuar më shumë gola e më pas kush ka shënuar më shumë  jashtë fushe. Vetëm kur të mbarojnë të gjitha këto mundësi, atëherë do të organizohet ndeshja e famshme finale, në një fushë asnjanëse, për të përcaktuar fituesin. /vipsport.al/