Pjunik-Shkupi/ Befasi në Armeni, Shkupi bën “vetëvrasje” në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Partizani, Shkëndija dhe Feronikeli nuk kanë zhgënjyer në ndeshjet e tyre të para në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që sot e kanë radhën skuadrat e Ligës së Europës për të zbritur në fushë. Shkupi kërkoi një rezultat pozitiv ndaj armenëve të Piunik, për të bërë gjithçka më të lehtë në ndeshjen e kthimit.

Duke parë historinë e skuadrës që ka përballë, Shkupi mund ta konsiderojë një short me fat pasi nuk është një skuadër e pakalueshme. Sa i përket formacioneve, skuadra shkupjane do të luajë me vetëm një sulmues, ku Jurinës i janë besuar çelësat e sulmit. Sakaq, te Piunik luan titullar mbrojtësi shqiptar, Kristi Marku.

Piunik-Shkupi 3-3
Shënues: 4’Vardanian, 80’Zhestokov, 85’Manuçarian/ 26′, 60′ Bajrami, 43’Ilieski

Formacionet:

Piunik: Dragojeviç, Manuçarian, Marku, Zhestokov, Stankov, Sevçuk, Vardanian, Mkrtçian, Efimov, Simonian, Miranian.
Trajner. Aleksandër Tarkhanov

Shkupi: De Fritas, Gjeorgjievski, Ilieski, Adili, Ismaili, Bajrami, Oumar, Bilali, Lamine, Xhunior, Jurina.
Trajner. Rexhai Sahinler