Lista për futbollistët U21 më të shtrenjtë, nuk ndryshon kreu renditjes

Për të dytin vit radhazi sipas Soccerex, Kilian Mbape është futbollisti më i shtrenjtë nën U21. Francezi udhëheq listën duke lënë pas krahëve disa nga talentët më në zë të Europës. Mbape mbylli një tjetër sezon madhështor me Parisin, si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor duke u shpallur kampion i Francës. Ndërkohë, kjo është hera e parë që në klasifikimin për U21 të Soccerex, një lojtar kalon vlerën e 200 milionë eurove, teksa sulmuesi vlerësohet me 234 milionë paundëve.

Ndërkohë, pas tij në vendin e dytë renditet, talenti britanik, Xhejdon Sanço. Lojtari i Dortmundit kushton 107 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë vlerësohet objektivi i Juventusit, mbrojtësi Matijs De Ligt me 67 milionë paund. Në pesëshen e parë ka vend edhe për futbollistin e Bajer Leverkusen, Kai Havertz, ndërsa pas tij renditet Trent Aleksandër Arnold.

Vetëm vendi i gjashtë për lojtarin e sapo transferuar nga Atletiko, Zhoao Feliks, i cili vlerësohet me 64.5 milionë paund. Ndërkohë, i pari lojtar italian në këtë listë është portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma.  /Egi Çabeli-VipSport.al/