Liga e Kampionëve/ Dy skuadrat shqiptare luajnë aktin e dytë, kualifikimi është shumë pranë

Liga e kampionëve rikthehet ditën e sotme me ndeshjet e kthimit në turin e parë eliminator. Në fushë, do të zbresin edhe dy skuadrat shqiptare, ku Shkëndija e Tetovë dhe Feronikeli do të provojnë të presin një biletë për në turin e dytë.

Kuqezinjtë nga Tetova, kanë një ndeshje të lehtë në letër ndaj Nome Kaljus, duke qenë se në transfertë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 0-1. Gjithçka do të jetë më e lehtë për ta në Shkup, aty ku pritet të kenë edhe mbështetjen e Ballistëve dhe jo vetëm.

Sakaq, rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ka marrë edhe Feronikeli, pasi ka arritur të barazojë me rezultatin 2-2 në transfertë. Në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri”, të besuarit e Ramadanit do të mjaftoheshin me një barazim pa gola ose edhe me një barazim 1-1 për të prerë biletën për në turin e dytë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

17:00 Shkëndija-Nome Kalju (1-0)
20:45 Feronikeli-Nju Saints (2-2)