Liga e Europës zbret në fushë legjionarët, nga Qaka, Binaku te Elis Bakaj

Në ndeshjet e sotme të Ligës së Europës, përveç ekipeve shqiptare, në fushë do të zbresin edhe shumë futbollistë shqiptarë. Të shumtë janë legjionarët të cilët do të jenë të impenjuar, duke nisur nga mesfushori Kamer Qaka. Futbollisti do të jetë në fushë me skuadrën e tij të Krajovës, teksa do të luajë në transfertë përballë ekipit azerbajxhanas të Sabail.

Ndërkohë, i impenjuar do të jetë edhe mbrojtësi Egzon Binaku. Futbollisti është pjesë e skuadrës suedeze të Norrkonping, teksa do të përballet me irlandezët St. Patriks. Ndërkaq, një tjetër futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është edhe Kristi Qose. Mbrojtësi, i cili aktivizohet me skuadrën sllovake të Ruzhomberok, do të përballet me bullgarët e Levskit të Sofies.

Elis Bakaj gjithashtu do të udhëheqë repartin ofensiv të skuadrës së tij, Shaktjor Soligorsk. Sulmuesi, i cili aktivizohet në bjellorusi, pritet të ketë përballë një kundërshtar të lehtë në letër si ekipin maltez të Hibernians. Ndërkohë, pjesë e Ligës së Europës është edhe Endri Çekiçi me Olimpija Ljubjanën. Çekiçi pritet të jetë titullar për të tijtë, ndërsa përballë është skuadra letoneze RFS.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories