Liga e Europës/ UEFA i vendos Partizanit arbitër rus, dëshmitar në humbjen e Shqipërisë

Partizani nuk arriti të kalonte me sukses në Ligën e Kampionëve, duke u mundur nga Karabaku me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit. Megjithatë, të kuqtë kanë edhe një mundësi në Europë dhe tani do të luajnë në Ligën e Europës, ku shorti i ka rezervuar një përballje me Sherif Tiraspolin.

Takimi ndaj moldavëve, do të luhet ditën e enjte fillimisht në “Selman Stërmasi” e pas një jave, luhet edhe ndeshja e kthimit. Sakaq, UEFA ka zbuluar edhe arbitrat e ndeshjes dhe Partizani, do të gjykohet nga një katërshe ruse. Kryesor i takimit, do të jetë Kirill Levnikv i cili ka goxha eksperiencë në Europë.

Ai ishte gjyqtar i katërt edhe në ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë, e mbyllur me rezultatin 3-0 në favor të spanjollëve. Levnikov do të ndihmohet nga Valeri Dançenko dhe Andrei Vereteshkin, ndërkohë që gjyqtar i katërt në këtë takim, do të jetë Vasili Kazartsev. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Partizani-Sherif Tiraspol

Gjyqtar: Kirill Levnikov

Asistentë: Valeri Dançenko, Andrei Vereteshkin

Gjyqtar i katërt: Vasili Kazartsev

Vëzhgues: Erol Ersoi

Delegat: Marko Simeunoviç