Liga e Europës/ Jorgjit i besohet një tjetër ndeshje e rëndësishme, FSHF nuk eksperimenton me të

Enea Jorgji do të gjykojë sërish në Europë, por ndryshe nga një javë më parë kur ishte në Champions, këtë radhë do të jetë në Ligën e Europës. Jorgjit i është besuar takimi mes Arsenal Tulës së Rusisë dhe Neftçit të Azerbajxhanit, takim ky që do të luhet në Rusi.

Jorgji, që është kthyer ndër arbitrat që gjykon më rregullisht në Europë sa i përket shqiptarëve, do të ketë edhe ndihmën e asistentëve të njohur në Superiore. Ai do të ndihmohet nga Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartari, dy asistentë të Superiores.

Sakaq, bie në sy fakti që këtë radhë, FSHF nuk ka menduar eksperiment duke i dhënë dy asistentë të njohur. Kujtojmë që pak ditë më parë, si Eldorian Hamitit, ashtu edhe Juxhin Xhajës, i ishin caktuar asistentë të cilët, në Shqipëri gjykojnë në Kategorinë e Parë, ndryshe nga Jorgji këtë javë që do të ketë asistentë të Kategorisë Superiore. Gjyqtar i katërt në këtë takim, do të jetë Klajdi Kola. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

FC Arsenal Tula-Neftçi

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistentë: Ridiger Çokaj, Ilir Tartaraj

Gjyqtar i katërt: Klajdi Kola

Vëzhgues: Pavel Salij

Delegat: Siarhiej Iliç