Liga e Europës/ Feronikelin e gjykon greku, me të cilin shkroi historinë Prishtina

Feronikeli luajti për herë të parë në histori në Ligën e Kampionëve, por nuk arriti të kalonte më tej, duke u eliminuar nga Nju Seintsi. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, do të luajë në Ligën e Europës dhe përballë do të ketë një kundërshtar mjaft të vështirë si Slovan Bratislava.

Takimi me sllovakët, pritet të jetë i vështirë për Feronikelin, ndërkohë që gjyqtar do të jetë një grek. Ionais Papadopulos do të hjetë gjyqtar në këtë takim, por kjo nuk është hera e parë që ai gjykon një ekip nga Kosova, pasi sezonin e shkuar ishte kryesor në fitoren që Prishtina mori ndaj Europës me rezultatin 5-0.

Ai do të ndihmohet nga Krisoula Kourompilia dhe Trifon Petropoulos, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Athanasios Tzilos. Te Feronikeli, tashmë shpresojnë që greku t’u japë fatin që i dha edhe Prishtinës një vit më parë.

Slovan Bratislava- KF Feronikeli

Gjyqtar: Ioanis Papadopulos

Asistentë: Krisoula Kourompilia, Trifon Petropoulos

Gjyqtar i katërt: Athanasios Tzilos

Vëzhgues: Rune Pedersen

Delegat: Angelo Çetkuti