Liga e Europës / Caktohen çiftet e turit të dytë, hyjnë në garë edhe emrat e mëdhenj

Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës kanë përcaktuar të gjithë pjesëmarrësit në turin e dytë të këtij turneu që afron menjëherë në skenë emra të rëndësishëm të futbollit europian që në këtë fazë.

Nëse Partizani, Shkëndija dhe Feronikeli kanë mësuar që dje të gjithë emrat që do të kenë përballë, sot ka qenë radha e ekipeve të rrugëtimit të zakonshëm të Ligës që të shihnin me kë do të përballeshin në këtë tur.

Në aktivitet që në këtë fazë janë përfshirë emra shumë të njohur të futbollit europian, duke filluar nga Espanjol, Gent, Torino, Strasburg, AZ Alkmar e Aris, pa harruar këtu skuadrën surprizë të ediciont të kaluar, Eintraht Frankfurt që shkoi deri në gjysmëfinale ku u mund pastaj vetëm me penallti nga Çelsi. /vipsport.al/

TURI I DYTË

RRUGËTIMI I LIGËS
Pjunik-Zhablonec
AEK Larnaka-Levski Sofja
Norrkoping-Liepaja
Hapoel Ber Sheva-Kairat Almati
Arsenal Tula-Neftçi Baku
Espanjol-Stjarnan
DAC Dunajska Streda-Atromitos
Haugesund-Shturm Grac
Legia-KUPS
Utreht-Zrinjski Mostar
Lekia Gdansk-Brondbi
Fehervar-Vaduz
Gabala-Dinamo Tbilisi
Jeni Malatjaspor-Olimpija Ljubljana
Flora-Eintraht Frankfurt
Domzhale-Malmo
Molde-Çukariçki
Aberdin-Çikhura Sashkhere
Gent-Vitorul Konstanta
Buduçnost- Zoria
CSKA Sofja-Osijek
Torino-Debrecen
Luzern-KI Klaksvík
Rejnxhërs-Progres Niederkorn
Ventspils-Gzira
Strasburg-Makabi Haifa
Mlada Boleslav-Ordabasi
Shamrok Rovers-Apollon Limasol
AZ Alkmar-BK Haken
Alashkert Armenia-FCSB
Lokomotiv Plovdiv-Spartak Trnava
Ullvërhempton-Kruzejdërs
Aris-AEL Limasol
Zhënes Esh-Vitoria de Gimaraesh
Honved-Universitatea Kraiova
Shakhtior Soligorsk-Esbjerg
Konah’s Kuej-Partizan Beograd

RRUGËTIMI I KAMPIONËVE
Sarajevo- kalon pa luajtur
Piast Glivice-Riga FC
Partizani-Sherif Tiraspol
Ararat Armenia-Linkoln Red Imps
Valur-Ludogorets
Slovan Bratislava-Feronikeli
Santa Koloma-Astana
Torshavn-Linfilld
Shkëndija-Dudelanzh