Lici telefonon Canajn, por në Shkodër mungon siguria financiare!

Vllaznia ka filluar që të lëvizë në merkato, por ende nuk e ka zgjidhur çështjen e pankinës. Agim Canaj duket sa afër aq edhe larg Shkodrës. Në një situatë të tillë, te Vllaznia asnjë trajner nuk do të donte që ta merrte përsipër.

Mes administratorit Suad Lici dhe trajnerit Agim Canaj ka pasur edhe biseda në këtë periudhë pushimesh, mirëpo konkretizime nuk ka. Te Vllaznia më parë duhen siguruar financat, pa thënë se gjatë sezonit të shkuar ka pasur probleme nga më elementaret, madje edhe mungesa topash në stërvitje!

Me largimet e Ndrecës, Qardakut e Hoxhës, tre më të mirët e U-19 në sezonin e shkuar, por edhe Tafilin që ka mbajtur peshën kryesore në skuadër, pavarësisht dy afrimeve të fundit, llogaritë në Shkodër nuk dalin për një Vllaznia aty ku e duan tifozët…!

E.S./Vipsport.al/