Lëvizje në kampin e Bylisit, një maqedonas largon nga skuadra portierin golashënues

Bylisi ka nisur prej kohësh përgatitjet për rikthimin në Kategorinë Superiore dhe janë larguar deri më tani disa futbollistë që ishin pjesë në sezonin e shkuar duke afruar të rinj. Një prej largimeve të fundit, është edhe portieri Mario Bytyçi, me të cilin, klubi ballshiot nuk e ka rinovuar kontratën për këtë sezon.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, Bylisi njofton se Bytyçi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke e falënderuar njëkohësisht për kontributin e dhënë sezonin e shkuar. “FK Bylis nuk rinovon me portierin e sezonit të shkuar Marjo Bytyçi! E falënderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Bytyçi ishte ndër më të rëndësishmit te Bylisi këtë sezon, duke shënuar edhe disa gola me peshë për shkak se ishte goditësi i penalltive. Vendin e Bytyçit në skuadër, e ka zënë portieri nga Maqedonia e Veriut, Davor Taleski i cili në të kaluarën ka luajtur me Maqedoninë U21. /Erjon Allaraj-VipSport.al/