Lerda: Nuk jam i mërzitur për rezultatin, të detyruar të luanim në mbrojtje

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, në konferencën për shtyp pas ndeshjes kudnër Karabakut, ka përsëritur edhe një herë se skuadra e tij nuk kishte pasur rrugë tjetër përveç kësaj mënyre lojë ndaj azerëve dhe se arsyeja e humbjes ishte vetëm pasaktësia para porte në momentin vendimtar.

“Karabak arriti të shënonte dy gola, ndërsa ne nuk ia arritëm. Ky është futbolli, ne patëm 2-3 mundësi shënimi, nuk arritëm t’i konkretizonim. Duhet veçuar rasti i pastër që kishim kur ndeshja ishte 1–. Kishim momente dhe në minuat e fundit por nuk shënua. Ndaj ata kaluan turin, është e thjeshtë”, shpjegoi Lerda para gazetarëve ku argumentoi pse ekipi i tij kishte luajtur shumë i tërhequr në prapavijë.

“Gjithçka varet nga kundërshtari që ke përballë. Kur kundërshtari është më i fortë, me një buxhet financiar shumë të lartë, atëherë taktika më e mirë ësht kjo. Kur luan ndaj një kundërshtari të nivelit tënd, ndryshon taktika. Nuk jam i mërzitu dhe nuk kam zili për rezultatin, i uroj sukses Kabarakut. Kanë një ekip të fortë, nuk e di se sa do të ecin por kanë lojtarë si Dani Kuintana. Ai u aktivizua në momentin e duhur dhe shënoi menjëherë, duhet të veçoj gjithashtu edhe Ailton”, ishin fjalët e trajnerit të Partizanit. /vipsport.al/