Largohen pretendentët nga Kanselo, mbrojtësi ende në dyshim për të ardhmen

Para pak kohe dukej i sigurt transferimi i Zhoao Kanselo te Mançester Siti. Mbrojtësi ishte një dëshirë e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa lojtari e pranoi si destinacion Anglinë. Megjithatë,, në fund marrëveshja dështoi pasi ‘qytetarët’ nuk kënaqën me ofertën e tyre drejtuesit e Juventusit.

Bardhezinjtë kërkon për shërbimet e portugezit shifrën e 60 milionë eurove, ndërsa Siti ishte i gatshëm të përfshinte në këtë tratativë Danilon. Por, kjo mundësi u refuzua nga italianët, ndërsa tashmë palët janë distancuar. Kjo edhe për faktin se në këtë mes ka ndërhyrë Dani Alvesh, i cili si një lojtar i lirë i është vetëofruar ish-teknikut të tij, Guardiola.

Sakaq, për Kanselon ka pasur interesim edhe nga Bajerni i Mynohut, megjithatë edhe bavarezët do ta kenë të vështirë të përmbushin kërkesat e torinezve. Në këtë formë, e ardhmja e luzitanit ka mbetur pezull, ndërsa Juventusi duke parë rendimentin me ulje dhe ngritje të Kanselos në sezonin e kaluar, është e gatshëm ta shesë nëse plotësohen kushtet e saj.