Largimet në modë, klubi i Dinamos falënderon mbrojtësin!

Nga Dinamo janë larguar disa lojtarë titullarë, madje edhe nga ata më të rëndësishmit. Artan Mërgjyshi, ish-drejtor teknik i bluve u zyrtarizua si trajner në Fier, ndërsa pas tij u larguan Çema drejt Kukësit e Arjan Sheta drejt Besëlidhjes, pa harruar edhe Kolgegën që luan në Gjermani, pasi la një muaj më parë kryeqytetin.

Ndërkohë edhe Vrapi e Ilir Allmuça janë duke parë për skuadër tjetër në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Klubi i Dinamos ditën e sotme ka dalë me një deklaratë ku edhe falënderon mbrojtësin me eksperienca, Arjan Sheta për kontributin e dhënë.

Ndërkohë, drejtuesit e  Dinamos u kanë premtuar stafit dhe lojtarëve se financat janë të garantuara, e madje Dinamo do të synojë që të bëjë edhe 3-4 përforcime mjaft cilësore. Ja postimi i klubit dinamovit në faqen zyrtare të “Facebook”: