Lacio beson te talenti shqiptar, nënshkruan kontratë me Kalajn

Klubi i Lacios ka zyrtarizuar marrëveshjen për të rinovuar kontratën me futbollistin e talentuar shqiptar, Serxho Kalaj. Mbrojtësi 20-vjeçar është pjesë e të rinjve kryeqytetas, ndërsa në ndeshjet e fundit të kampionatit është grumbulluar edhe nga trajneri Simone Inzagi, por pa debutuar në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi i Shqipërisë U21 ka rinovuar edhe për tre vite të tjera, ndërsa  tashmë është në varësi të klubit bardhekaltër, nëse Kalaj do të huazohet në ndonjë skuadër për të fituar eksperiencë, apo do të vazhdojë të mbetet pjesë e ekipit të të rinjve lacial.

Megjithatë, firmosja e një kontrate profesioniste, tregon se drejtuesit e Lacios kanë besim te 20-vjeçari, besim të cilin Kalaj duhet ta shpërblejë me paraqitjet në fushë. Ndërkaq, mbrojtësi shpreson së shpejti të bëhet pjesë e rëndësishme edhe në Kombëtare, megjithatë nëse vazhdon në këtë rrugë atëherë suksesi është i garantuar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/