Laçin e drejton një gjyqtar fillestar, ajo ndaj Hapoel është ndeshja e parë në Europë

Ndeshja e Laçit me Hapoel Ber Sheva në turin e parë të Ligës së Europës do të drejtohet nga një 37-vjeçar për të cilin kjo është sfida e parë që drejton si kryesor në arenën ndërkombëtare. UEFA ka vendosur që në turin e parë të këtij turneu të shohë në veprim shumë emra të rinj dhe për këtë arsye i ka besuar ndeshje në arenën ndërkombëtare qipriotit Loukas Soutirou.

Bëhet fjalë për një gjyqtar me një karrierë të gjatë në futbollin qipriot, por që ka marrë stemën ndërkombëtare vetëm në vitin 2019, ndonëse për shumë vite ka shërbyer si gjyqtar i katërt apo asistent i vijës së portës në ndeshje ndërkombëtare. Asistentët e tij në ndeshjen e të enjtes janë Harálampos Georgiu dhe Haralampos Haralampos, ndërsa gjyqtar i katërt është ish-ndërkombëtari Leontios Tratu.

Vëzhguesi i gjyqtarëve është caktuar një rus, Aleksandr Gvardis, ndërsa delegati i UEFA-s është Filip Prudon nga Franca. /vipsport.al/