Kosova i kthen reston Anglisë, UEFA dënon zyrtarisht Bullgarinë

Kosova arriti të merrte pak javë më parë një fitore mjaft të rëndësishme në Bullgari me rezultatin 2-3, ku pavarësisht koreve të shumta raciste, dardanët arritën të shkëlqenin. Si shkak i koreve raciste, UEFA nisi një hetim karshi Bullgarisë dhe pritej në fakt një dënim për ta.

Kështu, UEFA ka vendosur t’i mbyllë Bullgarisë një pjesë të stadiumit dhe në ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, do të duhet të luajë me 3 mijë tifozë më pak. Sakaq, në sektorin e mbyllur duhet të shpaloset një flamur me logon e UEFA-s dhe ku shkruhet “Equal Game”.

Racizmi është kthyer në një problem serioz kohët e fundit dhe është shtuar shumë duke qenë se vetëm pak javë më parë, ishte Mali i Zi, që luajti me stadiumin e mbyllur ndaj Kosovës. Shkak për këtë u bë dënimi që mori Mali i Zi, për shkak të racizmit të treguar në ndeshjen ndaj Anglisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/