Korabi gjen akordin me dy lojtarë që kanë luajtur në Superiore

Korabi duket se po ndërton një ekip që të synojë elitën pas ndryshimeve që ka bërë FSHF në lidhje me skemën e sezonit të ardhshëm., Dibranët në prag të startit të përgatitjeve kanë gjetur akordin me dy lojtarë të njohur që kanë luajtur më parë edhe në Superiore.

Ervis Çaço, mbrojtës edhe mesfushor në linjën e djathtë do të jetë pjesë e dibranëve në sezonin e ardhshëm. Një tjetër lojtar që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Korabit në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore është Sokol Mziu. Ky i fundit ka eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore me disa skuadra.

Si Çaço, ashtu edhe Mziu kanë qenë pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës në sezonin e shkuar dhe dibranët i kanë bërë pjesë të kontigjentit të tyre pasi synojnë që të ngjiten në elitë, ndonëse në Grupin A ku ata bëjnë pjesë konkurrenca është e madhe.

E.S./Vipsport.al/