Konte: Nuk kam qenë afër Juventusit pasi nuk më ka telefonuar, kam shumë përgjegjësi

Afrimi i Kontes te Interi, ishte me jo pak bujë duke qenë se mediat e shihnin edhe si pasuesin e Alegrit në krye të stolit të Juventusit, por ky kalim nuk u bë i mundur. Në konferencën për shtyp para ndeshjes që Interi dhe Juventusi kanë nesër, Konte u shpreh se nuk e ka parë veten afër Juves.

Ai shtoi se bardhezinjtë nuk e kanë telefonuar, ndërkohë që pranoi se ka shumë përgjegjësi tashmë si trajner i Interit dhe k duhet të ndërtojë diçka të madhe për të qenë i suksesshëm.

“Kurr nuk isha afër Juventusit, sepse asnjëherë nuk mora një telefonate. Ka qenë gjithmonë Interi skuadra e cila shfaqi shumë interes për mua dhe afeksion të madh. Tashmë, kam përgjegjësi të madhe për të krijuar diçka të rëndësishme. Eksperienca në Angli më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional dhe tani jam i lumtur që u ktheva në Itali në një nga skuadrat më të rëndësishme”, tha trajneri Konte. /Erjon Allaraj-VipSport.al/