Konte harron bllokun në dhomat e zhveshjes, teknikut i zbulohen skemat e përgatitura

Trajneri Antonio Konte drejtoi Interin për të parën herë para pak ditëve në një miqësore, teksa nga grumbullimi në Lugano, u përballen pikërisht me skuadrën e qytetit. Një ndeshje e fituar nga zikaltërit, megjithëse në këto momente rezultati nuk ka shumë rëndësi. Por, ndoshta nga emocionet e debutimit apo thjesht fakti se ishte i pavëmendshëm, trajneri Konte harroi skemat në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Luganon.

Edhe pse një ndeshje miqësore, urdhrat e ish-teknikut të Çelsit ishin të qarta. Kështu, Konte kishte vendosur që goditjet e dënimit t’i marrin përsipër Brozoviç me Perisiç, respektivisht në të djathit dhe të majtë.  Ndërkohë, për të bërë presion ishte zgjedhur ishin zgjedhur Perisiç me Sensin në të djathtë dhe po Sensi, me Brozoviç në të majtë, pa lënë mënjanë edhe Kandrevën.

Kjo pasi Konte kërkon një presing të lartë në zonën kundërshtare, për të mos lejuar kundërshtarin të organizohet. Megjithëse, vetëm një ndeshje parasezonale dhe fakti se me siguri këto nuk janë të gjitha skemat e Kontes, loja e tij duket se do të mbështetet mbi agresivitetin ndaj kundërshtarit, pasi kjo është një taktikë që karakterizon skuadrat e drejtuara nga 49-vjeçar.