Kërkohej në Superiore nga Kukësi e Partizani, sulmuesi prezantohet në Kroaci

Pas një sezoni mjaft të mirë me Llapin, sulmuesi 21-vjeçar Festim Alidema mori jo pak vëmendje dhe kërkohej në Kategorinë Superiore nga Partizani e Kukësi. Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka arritur ta bindë sulmuesin për të firmosur duke bërë që ky i fundit të firmosë në Kroaci.

Sot, Alidema është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Slaven Belupos, skuadër te e cila në të kaluarën kanë luajtur edhe Telushi e Pero Pejiç. Transferimi i tij te Belupo, u bë i mundur nga menaxherët shqiptarë, Adrian Aliaj dhe Arbër Abilaliaj të cilët punojnë me skuadrat kroate për merkato.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slovan Belupos. Unë do të bëj më të mirën për të justifikuar besimin e njerëzve që më sollën në klub. Kam ardhur për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin të marrë fitore”, u shpreh Alidema në prononcimin e tij të parë si futbollist i Belupos. /Erjon Allaraj-VipSport.al/