Kastrioti zbret në fushë për miqësoren e radhës, krutanët kanë përballë ekipin kosovar

Kastrioti do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik. Në orën 17:30, krutanët do të presin në kompleksin e Kamzës ekipin nga Kosova, Vushtrria.

Për skuadrën e Kastriotit kjo është miqësorja e dytë në prag të sezonit, teksa në takimin e parë mposhtën me rezultatin 3-0 ekipin e Turbinës, falë golave të Borges, Berberit dhe Rosaj.

Këtë sezon, krutanët do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë, teksa pavarësisht përpjekjeve deri në javën e fundit, nuk ia dolën të mbeteshin në elitën e futbollit për këtë sezon. Megjithatë, objektivi kryesor i Kastriotit do të jetë rikthimi sa më parë në Kategorinë Superiore, mundësisht menjëherë pas këtij sezoni. /Egi Çabeli-VipSport.al/