Kastrioti zbret në fushë, faza përgatitore 3 javë jashtë qytetit!

Kastriot ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe ka nisur përgatitjet në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm. Krutanët me Ramazan Ndreun në stol do të jenë pretendent kryesorë për t’u rikthyer në elitë sezonin e ardhshëm.

Në skuadër priten përforcime, pasi ka pasur largime ashtu edhe afrime dhe nga sa bëhet e ditur, drejtuesit do të synojnë afrimin e elementëve cilësorë, nga tregu vendas dhe i huaj.

Krutanët kanë bërë me dije edhe axhendën, ku pas një përgatitje fillestare në qytetin e Krujës, do të nisen drejt Pukës ku edhe do të zhvillojnë një fazë të mirëfilltë për 3 javë…!

E.S./Vipssport.al/