Kastrioti nis merkaton edhe sulmuesi i njohur shumë afër firmës

Kastrioti pritet që të jetë një ekip me pretendime në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm. Ndonëse kanë pasur largime të lojtarëve titullarë, drejtuesit krutanë kanë menduar që të bëjnë afrime me futbollistë që do të bëjnë diferencën nga Superiorja dhe Kategoria e Parë.

Xhuljo Mehmeti, mesfushori që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Kamzë është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së Ndreut. Por, jo vetëm ai, pasi pritet që në ditët në vijim të ketë edhe të tjera zyrtarizime. Kastrioti po negocion me shumë lojtarë të njohur dhe Ermir Rezi duket shumë afër firmës me krutanët.

Në Krujë kanë qëndruar edhe disa nga titullarët e Superiores dhe krutanët e kanë “bërthamën”, ndërsa me përforcimet cilësore që pritet të vijnë pritet që të hyjnë si një ekip mjaft i organizuar në garën e Kategorisë së Parë.

E.S./Vipsport.al/