Kastrioti i së Parës, njësoj si në Superiore me kontigjentin!

Pak ditë më parë emëruan dhe zyrtarizuan si trajner Ramazan Ndreun, ndërsa nga Kastrioti janë larguar disa lojtarë nga ata të sezonit të shkuar. Mirëpo, presidenca vjet veproi me strategji të qartë për një projekt afatgjatë dhe disa lojtarë, kryesisht të rinj të talentuar do të kishin kontrata më shumë se një vjeçare, me idenë që edhe mund të shiten.

Kastrioti aktualisht ka nën kontratë dhe konsiderohen si pjesë të kontigjentit për sezonin e ardhshëm lojtarët si: Puja, Rami, Çela, Husein, Neziri, Ymeri, Henry Okebugu, T. Marku, Vatnikaj, Pepa e Bardhi. Për këtë të fundit ka vazhdimisht oferta dhe mund të shitet, brenda ose jashtë por do të jetë klubi që do të vendosë.

Pa harruar edhe mesfushorin e afruar pak ditë më parë, Xhuljo Mehmeti, një futbollist me mjaft cilësi dhe eksperiencë në Superiore dhe në Kategorinë e parë. Me një përbërje si më sipër, gjithnjë nëse nuk ka lëvizje të tjera, Kastrioti i së Parës, duke ditur eksperiencës dhe aftësitë e lojtarëve të ngjason si një ekip elite.

E.S./Vipsport.al/