Kastrioti bën “pazar” në Superiore, pas mesfushorit të Kukësit synohet edhe portieri i Partizanit

Kastrioti po synon që të ndërtojë një ekip solid për sezonin e ardhshëm që të mos e diskutojë rikthimin në elitë. Në Krujë po synojnë që të ndërtojnë një ekip elite dhe lojtarët që po synojnë, më së shumti janë nga ekipe të Superiores ose dhe nga pretendentë të sezonit të shkuar në Kategorinë e Parë.

Kështu, krahas Kristi Jotit, mesfushorit që ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit, krutanët kanë piketuar edhe një portier. Bëhet fjalë për Dashamir Xhikën i federuar me Partizanin për Europën.

Xhika, në fakt ka eksperiencë të madhe, madje jo vetëm në elitë por edhe në Kategorinë e Parë, ndaj edhe krutanët duan që të garantojnë portën për sezonin e ardhshëm, ku gara në grupin a pritet që të ketë mjaft e fortë për Superioren.

E.S./Vipsport.al/