Kapiteni Musolli: Shpresojmë në rezultat pozitiv se na presin 3000 tifozë

Besar Musolli do të jetë kapiteni i Kukësit në ndeshjen e nesërme të fituesve të Kupës së Shqipërisë ndaj Debrecenit, një rival të cilin ai e ka vlerësuar përballë mediave në konferencën e fundit për shtyp. Por për Musollin, ekziston bindja në skuadër se ekipi mund të bënte rezultate pozitive në këtë takim.

“E kemi analizuar kundërshtarin, e dimë që është një ndeshje e vështirë për ne . Janë dy ndeshje, kemi ardhur me besim të plotë këtu dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv nesër”, tha Musolli.

Ndërkohë, pasi trajneri Gjoka tha se një numër shumë i vogël tifozësh, rreth 30, kishin ndjekur skuadrën në transfertë, Musolli sqaroi se në rast rezultati të mirë, kthimi në Shqipëri do të ishte ndryshe. “Nëse marrim rezultat do të kemi 3000 tifozë në stadiumin tonë”, tha ai. /vipsport.al/