Kapiteni i Flamurtarit studion ofertat, Veliu drejt largimit nga Vlora!

Ka 12 sezone me Flamurtarin, dhe vetëm dy kampione është larguar nga Vlora. Një sezon me Kukësin dhe një me Partizanin, e më paas në shtëpi. Franc Veliu ka gjasa që të mos jetë më pjesë e vlonjatëve enë sezonin e shkuar.

Tashmë është në kulmin e karrierës dhe për mbrojtësin ka interes nga Superiorja. Veliu ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët më besnikë të Flamurtarit, por në një situatë si kjo e kësaj vere ku në Vlorë të gjithë janë në “gjumë”, Franci do të lëvizë për më mirë.

Nga Flamurtari janë larguar të gjithë titullarët e sezonit të shkuar, ndërsa Veliu duket e do të ndjekë rrugën e tyre…!

E.S./Vipsport.al/