Kapiteni braktis Arsenalin, nuk pranon të udhëtojë me londinezët

Kapiteni i Arsenalit, Lorient Koshielni nuk ka pranuar të udhëtojë së bashku me skuadrën drejt Amerikës, për të nisur përgatitjet para sezonale. Mbrojtësi kërkon me çdo kusht të largohet nga Londra, teksa kë në duar oferta nga skuadra të kampionatit francez. 33-vjeçari dëshiron të luajë në vendlindje, teksa Bordo dhe Lioni  mbeten destinacionet më të mundshme.

Sakaq, Koshielni ka edhe një vit kontratë me topçinjtë, ndërsa me këto lëvizje kërkon të detyrojë drejtuesit e anglezëve ta lenë të lirë. Por, Arsenali dëshiron ende të ketë shërbimet e mbrojtësit, përsa kohë është nën kontratë. Megjithatë, pas nëntë viteve si lojtar i ‘The Gunners’, lojtari duket i vendosur për t’u larguar.

Në këtë formë, pavarësisht zhgënjimit nga sjellja e mbrojtësit, drejtuesit e londinezëve janë vënë me shpatulla pas murit. Nëse, Arsenali dhe Koshielni ndajnë rrugët, atëherë shiriti i kapitenit me shumë mundësi do të kalojë te mesfushori Granit Xhaka.

/Egi Çabeli-VipSport.al/