Kaos në rrugët e Francës pas kualifikimit të Algjerisë, makina përplas dhe vret një grua

Algjeria ia doli në ditën e djeshme të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë. Kombëtarja e Algjerisë u kualifikua falë dramës së 11-metërshave teksa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1-1. Kjo solli një festë të madhe nga tifozët algjerianë. Por, festa e shfrenuar u kthye në një kaos të vërtetë në rrugët e Parisit. Arsyeja dihet, në Francë janë të shumtë banorët me origjinë algjeriane.

Kështu, miliona njerëz pushtuan sheshet e Francës për të festuar, por festa u shkatërrua nga aktet e vandalizmit dhe aksidenteve. Ndërkohë, në rrugët e Montpelier situata ishte edhe më e rënduar. Një tifoz algjerian humbi drejtimin e makinës dhe përplasi një familje, incident që rezultoi fatal për një grua, e cila humbi jetën.

Ndërsa, dy fëmijë shkuan me urgjencë në spital, teksa një prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkaq, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar në rrugë, disa prej tyre e kanë shfrytëzuar për të vjedhur dyqanet. Me ndërhyrjen e forcave të policisë u ndaluan 30 persona, ndërsa 20 oficerë policie pësuan plagosje të lehta.

/Egi Çabeli-VipSport.al/