Kaos me Grizman, Barcelona dhe Atletiko përgënjeshtrojnë pagesën

Një lajm i të përditshmes franceze “L’Equipe” rreth Antuan Grizman ka shkaktuar pak kaos sot. E përditshmja sportive franceze bëri të ditur se Barcelona kishte depozituar pagesën prej 120 milionë eurosh të klauzolës së kartonit të futbollistit dhe se tashmë ai do të ishte një lojtar i katalanasve.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi më parë duhet plotësuar një kusht i rëndësishëm. Kontrata parashikon që një person duhet të paraqitet dhe të depozitojë personalisht këto para fizikisht, e në këtë mënyrë do të lajmërohet klubi që sulmuesi është i larguar. Të dy klubet kanë përgënjeshtruar për mediat spanjolle që një gjë e tillë të ketë ndodhur, por janë të bindur se do të ndodhë brenda kësaj jave, mundësisht para të dielës kur Barcelona të filloj fazën përgatitore.

Të gjithë janë të bindur se në fund Grizman do të nënshkruajë për Barcelonën, por Atletiko po bën rezistencë thjesht sa për të prishur planet e klubit rival. Sulmuesi ka një akord me ekipin e ri, ku do të firmosë për 5 vitet e ardhshme. /vipsport.al/