Juventusi i trembet një largimi me parametra zero, kërkon të shesë Kinin me klauzolë të veçantë

Një nga zbulimet e këtij sezoni te Juventusi, padyshim që ishte sulmuesi i talentuar italian, Moise Kin i cili arriti të kthehet në protagonist sa herë që iu dha rasti. Me golat e shënuar me bardhezinjtë, në drejtim të Kin nisën edhe interesimet e para ku të shumta janë skuadrat që e duan.

Së fundmi, në listë janë shtuar Evertoni dhe Borusia Dortmundi dhe me shumë gjasa, Juventusi do ta shesë Kinin në këtë merkato vere, por duke vënë në kontratë edhe të drejtën e riblerjes pas disa vitesh. Në verën e ardhshme, kontrata e Kin me Juventusin përfundon dhe bardhezinjtë i tremben një largimi të mundshëm me parametra zero.

Në kushte të tilla, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një largim, është duke e shitur në këtë verë pasi pas janarit, Kin mund të diskutojë me cilindo ekip, pa pasur pengesa nga klubi. Tashmë, mbetet të shihet vetëm dëshira e Kin dhe mënyra se si do të veprohet me të. /Erjon Allaraj-VipSport.al/