Junajtid ndryshon kurs në merkato, kërkon futbollistin e Fiorentinës

Mançester Junajtid është fokusuar në repartin e mbrojtjes. Trajneri Solskjaer ka kërkuar përforcime në prapavijë dhe drejtuesit do të mundohen ta kënaqin teknikun e tyre. Zgjedhja e parë për Djajtë e Kuq, është mbrojtësi i Leisterit, Herri Mekguajër. Megjithatë, për futbollistin e Kombëtares së Anglisë, përveç konkurrencës së Sitit, Junajtid duhet të marrë parasysh edhe një shpenzim në vlerën e 80 milionë eurove.

Në këtë mënyrë, nëse situata e Mekguajër nuk ndryshon, atëherë anglezët kanë gati planin B. Dhe bëhet fjalë për lojtarin e Fiorentinës, Nikola Milinkoviç. 21-vjeçari shihet si një mbrojtës me shumë të ardhme, ndërsa në dy sezonet e fundit ka fituar shumë eksperiencë.

Megjithatë, edhe Milinkoviç vlerësohet nga Fiorentina, teksa klubi italian nuk kërkon të humbasë një titullar të skuadrës. Gjithsesi, nëse dështon objektivi Mekguajër, Junajtid do të lëvizë të gjitha kartat për ta transferuar në ‘Old Trafford’.

/Egi Çabeli-VipSport.al/