Junajtid dhe Arsenal me objektiva të njëjtë në merkato, duel për ish-mesfushorin e Juventusit

Mançester Junajtid dhe Arsenali së fundmi kanë pikasur të njëjtin mesfushor. Bëhet fjalë për MAriol Lemina, ish-lojtari i Juventusit. Gabonezi prej dy viteve aktivizohet me skuadrën e Sauthhempton në Premier League. Megjithatë, pas dy sezoneve duket se 25-vjeçari dhe klubi di të ndahen përfundimisht, teksa Lemina është lënë jashtë grumbullimit të skuadrës në Austri.

Në këtë formë, lojtari është i lirë të negociojë për të provuar një eksperiencë të re. Për lojtarin janë të interesuar Mançester Junajtid dhe Arsenal. Djajtë e Kuq me shumë mundësi do të humbasin shërbimet e Pol Pogba në këtë verë, ndërsa përveç Milinkoviç-Saviç, kërkojnë të investojnë edhe për Lemina.

Nga ana tjetër, Arsenali preferon energji të reja në mesfushë dhe Lemina mund të ishte njeriu i duhur për të zëvendësuar Aron Ramsej, i cili ishte i rëndësishëm dhe i shërbente skuadrës si në fazën ofensive ashtu edhe në atë defensive.  Mbetet për t’u parë se kush do të triumfojë në fund mes dy klubeve, teksa duhet marrë parasysh edhe dëshira e futbollistit.