Jo vetëm Nikaj e Tafili, një tjetër shkodran drejt Superligës

Samuel Nikaj u zyrtarizua si trajner në radhët e skuadrës së Lirisë së Prizrenit në Kosovë, aty ku pas tij shkoi edhe një nga kualitete e skuadrës shkodrane në vitet e fundit, mesfushori Alsid Tafili. Ky i fundit shihet si një përforcim me vlera në radhët e skuadrës nga Prizreni.

Por, duket se tashmë është një tjetër shkodran që shkon në Kosovë dhe pikërisht në radhët e skuadrës së Samuel Nikajt dhe Alsid Tafilit. Bëhet fjalë për sulmuesit shtatlartë, Jurgen Gjini. Një lojtar që ka luajtur edhe në Superioren tonë me Vllazninë, por edhe në Kategorinë e Parë.

Me sa duket, tregu kosovar vazhdon që të joshë lojtarët e kampionatit tonë, nisur edhe nga kushtet më të mira që ofrojnë apo dhe korrektesa financiare gjatë sezonit në shlyerjen e pagesave.

E.S./Vipsport.al/